
CEO i Tesla, Elon Musk prezanton robotin humanoid
Elon Musk prezantoi robotin humanoid Optimus, në ditën e Teslas. Miliarderi i teknologjise parashikoi se Tesla mund do të ishte në gjendje të prodhonte miliona robotë dhe t’i shiste për më pak se një të tretën e çmimit.
“Qëllimi ynë është të krijojmë një robot të dobishëm humanoid sa më shpejt që të jetë e mundur ne e kemi projektuar duke përdorur të njëjtën disiplinë që përdorim në dizajnimin e makinës, që do të thotë, një robot me kosto të ulët, por me përgjegjësi më të lartë… Optimus është projektuar të jetë një robot jashtëzakonisht i aftë, pritet të kushtojë shumë më pak se një makinë. Do të thoja ndoshta më pak se 20,000 dollarë dollarë, për momentin ky është një supozim.”
Musk tha se ai priste që Tesla do të ishte gati të merrte porosi për robotin në tre deri në pesë vjet, por para se të nisin porositë, duhet shumë punë për t’u bërë.
CEO i Tesla-s përshkroi një përpjekje për të zhvilluar robotët gjatë një dekade ose më shumë, duke dhënë vizionin më të detajuar deri më sot për një biznes që ai ka thënë se mund të jetë më i madh se të ardhurat e Tesla-s nga automjetet elektrike.
Miliarderi ka folur edhe më herët për rreziqet e inteligjencës artificiale, ndërsa së fundmi thotë se shpërndarja masive e robotëve ka potencialin për të “transformuar qytetërimin”.
Përpjekja e Tesla-s për të projektuar dhe ndërtuar robotë të tregut masiv përfshin gjithashtu testimin e tyre për punë në fabrikat e saj, duke e veçuar atë nga prodhuesit e tjerë që kanë eksperimentuar me robotë humanoidë.
*Tibo News