Çelet ankandi për energji nga dielli, si do funksionojë?

Qeveria shqiptare ka vendosur të dalë sërish në treg për të blerë energji.

Këtë radhë vetëm atë të prodhuar nga energja diellore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka noftuar se ka hapur ankandin Fotovoltaik Hibrid 300 MW, sasi kjo e cila do të blihet nga shteti shqiptar me një çmim mesatar prej 59.97 euro/MW.

Ministrja Belinda Balluku shtoi se viti 2024 do shërbejë për të rritur kapacitetet njerëzore në sektorin e energjisë, shoqërues i së cilit do jetë inovacioni.

Përmes nxitjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme, Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto e energjisë brenda vitit 2030.