Cameron Diaz: Çiftet e martuara duhet të flenë në dhoma të ndara

Aktorja ka një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, por që kur e dëgjon për herë të parë nuk duket edhe aq normale, apo e pranueshme, le të themi!

Cameron Diaz foli pa doreza për atë që e konsideron si bashkëjetesën e ëndrrave për të dhe partnerin, kitaristin Benji Madden. E ftuar në podcast-in “Lipstick on the Rim” të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley, aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.

Cameron Diaz thotë se çiftet e martuara duhet të flenë

“Për mua, e thënë ndryshe me fjalë më të thjeshta, kjo situatë është: unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese,” tha Diaz. “Sigurisht, ne kemi dhomën e gjumit në mes ku mund të përfshihemi për marrëdhëniet tona më intime,” shtoi ajo.

E gjithë kjo deklaratë u duartrokit nga gratë e pranishme në studio, sidomos pasi njëra prej tyre u ankua se bezdisej nga gërhitja në gjumë e të shoqit. “Kam qenë gjithmonë me këtë mendim për martesën, e kam thënë edhe para se të lidhesha me partnerin tim, që është vërtet një bashkëshort i mrekullueshëm,” shtoi Diaz.

Studimet tregojnë se ndarja e shtrateve/dhomave gjatë gjumit, mund ta bëjë lidhjen më të shëndetshme për disa çifte.

Nëse partneri/ja gërhet apo ju preferoni dritë/errësirën – fjetja në dhoma të ndara mund të sjellë:

– Gjumë më të shëndetshëm

– Zgjim më të qetë

– Seks më pasionant

– Më shumë kohë për veten

– Marrëdhënie më të shëndetshme