
BYD, makina më e shitur në Kinë përgjatë nëntorit
Tregu i makinave në Kinë tani më duket se ka një kampion të ri.
Firma lokale BYD ka arritur të jetë marka më e shitur e automjeteve përgjatë 4 javëve të para të nëntorit duke bërë kështu që të kryesojë listat e shitjeve.
Kjo është hera e parë gjithashtu që një kompani e cila prodhon vetëm automjete hibride dhe elektrike kryeson listat e shitjeve.
Kjo rritje e kompanisë kineze është kthyer në një kërcënim për prodhuesit e tjerë të automjeteve duke frikësuar kështu kompani si Toyota dhe Volkswagen në Kinë.
BYD ka prodhuar makinën e parë në vitin 2003, por ndër vite është rritur me shpejtësi dhe tani më është prodhuesi më i madh në botë i makinave elektrike nga shitjet.
Analistët kanë parashikuar se kompania kineze do të vijojë të tërheq klientë pasi është një firmë e përballueshme e cila ofron risi teknologjike për sa i përket drejtimit të mjetit.
Këtë javë BYD ka deklaruar se do të nisë shitjet edhe në Meksikë ku synon që të dërgojë atje rreth 30,000 makina deri në vitin 2024.
Firma po zgjeron gjithashtu përpjekjet e saj për të siguruar një treg të shitjeve edhe në Evropë.
*TiboNews