
Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore në banesën e fundit
Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet e Presidencës është mbajtur ceremonia shtetërore e homazheve për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 56-vjeçare. Në orën 12:00 arkivoli me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit është nderuar jashtë ambienteve të Presidencës.
Pas nderimeve të fundit, trupi i ish-presidentit është shoqëruar nga një kortezh mortor për në varrezat e Sharrës në Tiranë. 2 qershori u shpall ditë zie kombëtare me vendim qeverie në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.