Bradley Cooper rrëfen luftën me drogën dhe alkoolin

Bradley Cooper zbuloi se dikur ndjeu se lufta e tij me përdorimin e drogës dhe alkoolit do t’i kushtonte jetën.

Ylli i “The Hangover”, 48 vjeç, pati një bisedë të hapur dhe të sinqertë për jetën e tij në një episod të fundit të serialit hit të National Geographic “Running Wild With Bear Grylls: The Challenge”.

“Për sa i përket alkoolit dhe drogës po, kam pasur momente të errëta, por nuk ka të bëjë me famën,” tha Cooper. “Por unë isha me fat. Jam esëll që në moshën 29-vjeçare dhe kam qenë esëll për 19 vjet. Me shume fat.”

Cooper ka folur për varësinë e tij nga alkooli dhe kokaina në të kaluarën, duke shpjeguar se ai kërkoi ngushëllim në substanca pasi dëmtoi tendinat dhe “u pushua/u largua” nga seriali aksion-triller “Alias” në vitin 2003.  Por ishte aktori tjetër Will Arnett që e uli atë në vitin 2004 dhe pati një bisedë të ashpër me të duke bërë që Cooper-in të futet në rrugën drejt rikuperimit. Por ai  rrezikoi sërish në janar 2011 pasi babai i tij vdiq nga kanceri në mushkëri.

“Patjetër që kisha një qëndrim nihilist ndaj jetës së mëvonshme, ashtu siç mendova ‘do të vdes’”, kujton Cooper.

“Nuk e di, nuk ishte mirë për pak derisa mendova se duhet të përqafoj atë që jam në të vërtetë dhe të përpiqem të gjej një paqe.”