
Borrell takohet me 6 liderët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell u takua me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në darkën jozyrtare të organizuar nga Borrell morën pjesë kryeministri shqiptar, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, presidenti serb, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës. Në takim u diskutuan ndikimet rajonale dhe globale të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Borrell deklaroi se BE-ja e sheh Ballkanin Perëndimor jo si oborrin e saj, por si pjesë të gjeografisë së saj.
Ai tha se çështja e Ballkanit Perëndimor do të diskutohet në detaje gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet më 16 maj, ndërsa shtoi se në takim do të ftojë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.