AlbanianEnglish

Bordi i Transparencës vendos rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës.

Një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte deri tani.

Benzina do të tregtohet me 209 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas Bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

You don't have permission to register