Bordi i Transparencës përcakton çmimin e ri për naftën

Bordi i Transparencës i mbledhur më 27 Prill, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Sipas këtij vendimi, nafta do të shitet me 233 Lekë/litri, duke nisur nga ora 18:00 e së mërkurës.

Deri në atë orë nafta do të shitet me 226 lekë.

Çmimi është rritur dhe për benzinë, ku nga 206 Lekë/litri, do të shitet me 213 lekë.

Me një lek është rritur dhe çmimi i gazit që do të shitet me 104 Lekë /litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë vendimin.