Bluza që mund të ‘dëgjojë’ rrahjet e zemrës

Harrojeni Apple Watch ose Fitbit, shkencëtarët tani po krijojnë një bluzë që mund të ‘dëgjojë’ rrahjet e zemrës dhe të monitorojë ritmin kardiak në kohë reale.

Është krijuar duke përdorur një ‘pëlhurë akustike’ që funksionon si një mikrofon, duke e kthyer fillimisht tingullin në dridhje mekanike dhe më pas në sinjale elektrike, në një mënyrë që është e ngjashme me mënyrën se si dëgjojnë veshët tanë.

Materiali i pëlhurës mund të zbulojë tiparet delikate të rrahjeve të zemrës së personit që e vesh bluzën, sipas inxhinierëve në MIT dhe Rhode Island School of Design (RISD).

Fibra e pëlhurës është projektuar nga një material ‘piezoelektrik’ që prodhon një sinjal elektrik, duke siguruar një mjet për bluzën për të kthyer dridhjet e zërit në sinjale elektrike.

“Kjo pëlhurë mund të ndërlidhet në mënyrë të padukshme me lëkurën e njeriut, duke u mundësuar atyre që e veshin të monitorojnë gjendjen e zemrës dhe të frymëmarrjes në një mënyrë të rehatshme, të vazhdueshme, në kohë reale dhe afatgjatë”.

Shkencëtarët thonë se kjo bluzë do të mundësojë të kemi më shumë kontroll mbi veten tonë dhe mjedisin përreth, si dhe për të kuptuar më shumë se çfarë na dëmton dhe çfarë na bën mirë.

Të dhënat mbi shpikjen e fundit të shkencëtarëve janë  publikuar në revistën Nature.

*Artikulli i Daily Mail, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.