Bledi Çuçi do drejtojë grupin parlamentar të PS-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të drejtohet nga Bledi Çuçi, ish ministri i Brendshëm.

Ai është prezantuar sot si kryetar i grupit parlamentar të partisë socialiste.

Vendimi për të vënë ish-Ministrin e Brendshëm në krye të grupit parlamentar të PS-së është marrë nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur që në muajin në korrik dhe sot në nisje të sezonit të ri parlamentar, ai ka marrë miratimin e deputetëve socialistë.