
Bie mbështetja për Presidentin Biden
Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët që nga fillimi i mandadit të tij. Administrata e tij po përpiqet të projektojë një ndjenjë stabiliteti ndërsa përballet me dështimin e një numri bankash dhe inflacionin e lartë.
Sipas një sondazhi të ri nga Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, ka patur luhatje modeste të mbështetje për Presidentin Biden gjatë disa muajve të fundit. Në anketën e fundit, ai mori 38 për qind mbështetje, në atë të muajit shkurt 45 për qind dhe në atë të janarit 41 për qind. Mbështetja për punën e Presidentit Biden arriti në nivelin më të ulët të mandatit të tij korrikun e vitit të kaluar, me 36 për qind mbështetje, për shkak të ndikimit që rritja e çmimit të karburantit, ushqimeve dhe kostot e tjera kishin mbi familjet amerikane. Në muajt e fundit, mbështetja për punën e Presidentit Bidenit ka qenë në shifrat mbi 40 për qind.