
Biden: Ulja e taksave për të pasurit nga Trump rriti borxhin me 2 trilion dollarë
Presidenti amerikan Joe Biden nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Donald Trump dhe republikanëve, duke iu referuar krizës së borxhit që kërcënon të paralizojë shtetin amerikan. “Shmangia e një falimentimi të paprecedentë është një detyrë kyçe për Kongresin dhe republikanët e dinë këtë. Gjatë mandatit të paraardhësit tim (Donald Trump) dështimi u shmang tre herë. Falimentimi nuk është një opsion”, tha Joe Biden në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter.