Biden bën thirrje për rritjen e prodhimit të naftës

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje kompanive amerikane që të rrisin prodhimin e naftës. SHBA-të “duhet të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës”, tha presidenti Biden.

Kjo rritje e prodhimit vendas, megjithatë, duhet të bëhet “pa vonuar kalimin tonë drejt energjisë së pastër”, shtoi Biden.

Presidenti kritikoi edhe një herë disa aktorë në industrinë e hidrokarbureve.