
Berisha tregon detajet e protestës së 7 korrikut
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën e 7 korrikut në një konferencë që mbajti këtë të premte me gazetarët. Ish-kryeministri u pyet për qëllimet e protestës dhe gjithashtu nëse është mes skenarëve hyrja në Kryeministri. Berisha tha se qëllimi i protestës është që qytetarët të ngrihen kundër qeverisë dhe “regjimit që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve”.
Ai ndër të tjera shprehu gatishmërinë për të udhëhequr, por edhe të udhëhiqet.