Berisha shpallet “non grata” nga Britania e Madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur zyrtarisht “Non Grata” edhe nga Britania e Madhe. Ky është vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shpall të padëshirueshëm Sali Berishën. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur “Non Grata” ish kryeministrin pasi akuzohet për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, për të cilët thuhet se kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri.

Një akuzë tjetër për “Non Gratan” e Berishës është për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.