
Berisha flet për Ramën, nga Kukësi
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat nga Kukësi për kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës, Rama është arkitekti i largimit të shqiptarëve nga vendi.
Sipas tij, për të të sjellë një realitet ndryshe, emigrantët duhet të vijnë të votojnë në zgjedhjet e 14 majit.
“Ftoj emigrantët tanë nga ky qark dhe kudo që janë, nga Shqipëria kudo që janë, të vijnë në 14 maj dhe të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin. Ftoj çdo socialist, çdo parti të bashkohet me ne në këtë betej”.
Nga ana tjetër, Sali Berisha akuzoi kryeministrin si anti-Kombëtar, referuar marrëdhënieve të tij me Presidentin serb Alexander Vuçiç.
*Tibo News