Bekim Balaj prezantohet tek Vllaznia

Bekim Balaj u prezantua si futbollisti më i ri i Vllaznisë.

Sulmuesi u rikthye në skuadrën e tij të zemrës pas 13 vitesh dhe me një eksperiencë të gjatë në shumë ekipe të ndryshme që nga Rusia, Austria dhe së fundmi Turqia.

Bekim Balaj rikthehet me shpresën për të ndihmuar Vllazninë të fitojë titullin kampion si dhe të ketë sërish mundësi të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.

*Tibo News