BE ndihmon Kadastrën për digjitalizimin

Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë vizituan Qendrën e Kadastrës Digjitale në Agjencinë e Kadastrës.

Ata u pritën nga drejtori i Përgjithshëm Artan Lame. Sipas tij, BE do të mbështesë financiarisht procesin e skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme.

Ai foli për projektin e qeverisë dhe financimin e BE.

“Digjitalizimi i hartave historike dhe të punës së Kadastrës shqiptare. Nëpërmjet projektit të qeverisë shqiptare jemi duke bërë digjitalizimin e arkivit historik. Në bashkëpunim me BE-në do të bëjmë digjitalizimin e hartave për të mbyllur përfundimisht epokën e copave të letrave në Shqipëri”.

Artan Lame tha se përfundimi i këtyre dy projekteve do pajisë Shqipërinë me një Bankë Pronash të digjitalizuara dhe të sigurta.

*Tibo News