Basha zhvillon takim me Kreun e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të premten një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin me të cilin diskutoi rreth zhvillimeve politike në Tiranë dhe Prishtinë.

Pas takimit ai tha se koha ka ardhur që politikanët të mbajnë mbi supe barrën dhe përgjegjësinë që u takon sidomos në çështjen me Serbinë.

Basha theksoi se Kosova duhet të shtyjë përpara dialogun, i cili duhet mbyllur medoemos me njohe të ndërsjellë të pavarësisë.