Barack Obama merr çmimin Emmy për dokumentarin e Netflix

Barack Obama ka fituar çmimin Emmy për rrëfimin e tij të serialit dokumentar të Netflix, me titull “Our National Parks”. “Higher Ground”, kompania e produksionit të Obama-s, është pas serialit me pesë pjesë në parqet kombëtare të mbarë botës.

Ai është presidenti i dytë amerikan në histori që ka fituar një Emmy. Seriali i Netflix ka shfaqur bukurinë natyrore që përfshin pesë kontinente dhe përmban vendndodhje duke përfshirë Patagoninë Kiliane dhe Indonezinë.

Padyshim ka pasur edhe pretendentë të tjerë për narratorin më të mirë, ku përfshihej David Attenborough, Lupita Nyonf’o dhe Kareem Abdul-Jabbar. Pas Largimit nga detyra në vitin 2017, ish-presidenti dhe gruaja e tij Michelle krijuan “Higher Ground” dhe arritën një marrëveshje me Netflix, që thuhej se vlente dhjetëra miliona dollarë.

Obama fitoi çmimet Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij “The Audacity of Hope” dhe “Dreams from My Father”.