
Banka Botërore i jep Shqipërisë 75 milionë euro hua për furnizimin me ujë
Shqipëria do të përfitojë një mbështetje të konsiderueshme për reformimin e Sektorit të Ujit përmes një financimi nga Banka Botërore, që përfshin një hua prej 75 milionë $ dhe një grant prej 6,3 milionë $, miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore.
Kjo hua është pjesë e Programit Kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri që bashkë financohet nga Qeveria e Shqipërisë.
Granti financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të menaxhohet nga Banka Botërore, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.
Programi synon përmirësimin e aktivitetit dhe gjendjes financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve si dhe ofrimin e shërbimeve të përmirësuara të furnizimit me ujë në Shqipëri.