Balluku: Shqipëria jep mbi 22 milionë euro mbështetje qytetarëve për energjinë

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, është ndalur edhe tek kriza energjitike, duke thënë se sot mblidhen 99.6% e faturave të energjisë elektrike, ndryshe nga sa ndodhte në vitin 2013.

Balluku është ndalur tek një problematikë që kanë pallatet e vjetra me ngrohjen duke thënë se ato kanë zero eficencë për të ruajtur të ngrohtin.

Për sa i përket ndihmës, Balluku theksoi se Shqipëri është vendi i parë në rajon, ku sipas saj jepen si ndihmë për qytetarët mbi 22 milionë euro.