Balluku flet për Bordin e Transparencës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës dhe se ai është për të bërë transparencë publike. Sipas saj Bordi nuk rrit e as nuk ul çmimin e naftës në Shqipëri.

Ajo i është përgjigjur kritikave se çmimi në bursë është ulur ndërsa në Shqipëri është rritur.