Atomik, pija që prodhohet afër Çernobil-it

Shkencëtarët që po studionin disa fruta në formë kokrrizash në zonën e ndaluar të Çernobilit vendosën të përdorin disa prej tyre të marra përreth për të prodhuar alkool. Ky eksperiment pasoi me prodhimin e një pije alkoolike të quajtur në mënyrë të përshtatshme e me vend: Atomik!

Qëllimi ishte të tregonte se frutat ‘radioaktive’ të rritura në pemishte dhe pranë zonës së kontaminuar të termocentralit bërthamor, mund të distiloheshin e të konvertoheshin në një pije “jo më radioaktive” se çdo pije tjetër alkoolike. Fitimet nga prodhimi i pijes u kanalizuan në komunitetet që jetojnë në zona të privuara afër Çernobilit.

E ndërkohë që trupat ruse po sulmojnë në tokën ku rritet dhe korret ai lloj fruti, kompania po bën një lëvizje sfiduese marketingu, duke lancuar dy pije Premium dhe fitimet shkojnë për refugjatët ukrainas.

Ndërsa e ardhmja e një ndërmarrjeje që krijon një frymë të veçantë mund të duket e parëndësishme mes krizës së vazhdueshme në Ukrainë, në fakt është një shembull se si përparimi i disa dekadave është stepur nga lufta.

Pas 30 vitesh studimi të zonës së ndaluar, shkencëtarët që zbuluan e që sollën si vijim pijen Atomik u mundësuan njerëzve në tokat e kontaminuara të shisnin prodhimet e tyre. Ishte një moment historik i vogël por domethënës në rimëkëmbjen e një pjese të Ukrainës që u braktis kryesisht pas katastrofës bërthamore në vitin 1986.

Makineritë ushtarake që shpërndajnë pluhur radioaktiv në zonën e kontrolluar kanë shkaktuar rritje të niveleve të rrezatimit. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse për plaçkitje dhe shkatërrimin e një laboratori të ri kërkimor të krijuar për të përpunuar dhe analizuar mostrat radioaktive dhe për të monitoruar zonën.

Jim Smith është një nga themeluesit e Atomik dhe një shkencëtar në Universitetin e Portsmouth. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij duke studiuar zonën dhe thotë se dekada të përparimit tani po shkatërrohen.

E ardhmja e projektit Atomik- dhe ajo e njerëzve që jetojnë dhe kultivojnë fruta në pemishtet e tyre pranë zonës së ndaluar, është e pasigurt.