
AstraZeneca shpik ilaçin që lufton kancerin e gjirit
Kompania farmaceutike britanike, AstraZeneca njoftoi rezultatet e një ilaçi të ri të quajtur “Enherthu” që zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit.
Ilaçi i ri zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72 përqind, në krahasim me trajtimet aktuale.
AstraZeneca tha se Enherthu, kur shoqërohej me kimioterapi ishte dy herë më efektiv në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa që është standardi aktual i ilaçeve kundër kësaj sëmundjeje.
Në total, 94% e pacientëve që u trajtuan me Enhertu mbijetuan 12 muaj, krahasuar me 85.9% të pacientëve me TDM1.
Enhertu u miratua nga Administrata e Barnave në 2019-ën për kancer të gjirit të paoperueshëm nëse pacienti nuk i përgjigjej trajtimit standard dhe të paktën dy opsioneve të tjera të kombinimit.
Sipas organizatës amerikane Breastcancer, rreth një në tetë gra do të përballen me kancer invaziv të gjirit gjatë jetës së tyre. Megjithatë, shkalla e përgjithshme e vdekjeve ka rënë gjatë viteve, kryesisht për shkak të përparimeve të trajtimit dhe zbulimit të hershëm përmes kontrolleve.
Çdo vit në Evropë janë diagnostikuar rreth 360,000 raste të reja të kancerit të gjirit dhe 92,000 humbje jete.