Arrestohet kreu i ARRSH, Evis Berberi
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme anti-Korropsion.
Mësohet se Evis Berberi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës.
Drejtues i ARRSH akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Kujtojmë se Evis Berberi u emërua në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Qershor të vitit 2021.