
Arrestohet 28-vjeçari që tentoi të futej në Pallatin Buckingham për të takuar mbretëreshën
Një 28-vjeçar është arrestuar për shkelje në Pallatin Buckingham, vetëm disa ditë para jubileut të Platinumit dhe arsye për këtë ishte Mbretëresha Elizabeth.
28-vjeçari dyshohet se ka kaluar nëpër portën e Royal Mews kur ajo u hap për të lënë kalimin e një automjeti të autorizuar.
Ai madje arriti edhe të hynte në zonën mbretërore pasi refuzoi përpjeken e një anëtari të stafit, i cili u përpoq ta ndalte, kjo sipas Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.
Atridge, siç quhet ai, i bërtiti stafit:
“Dua të hyj. Unë dua të shoh mbretëreshën Elizabeth”.
Pas kësaj ata e kanë nxjerrë menjëherë nga porta dhe e kanë arrestuar.
I akuzuari është paraqitur të martën më 31.5.2022 në sallën e gjyqit për shkelje në zonë të mbrojtur, shkelje kjo e ndodhur më 29 maj.
Sipas avokatit të tij, Atridge vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se nuk kishte asnjë motiv apo dëshirë për të shkuar më shumë se tre metra brenda Pallatit, siç bëri.