
Aplikacioni Metaverse i rrezikshëm për fëmijët?
Një studiuese e shtirur si një vajzë 13-vjeçare ishte dëshmitare e materialeve seksuale, ofendimeve raciste dhe kërcënimeve për përdhunim në botën e realitetit virtual Metaverse.
Studiuesja vizitoi dhoma të realitetit virtual duke përdorur një aplikacion me një kufizim të moshës 13 vjeç, ku avatarët simulonin marrëdhënie seksuale. Asaj iu treguan lodra seksi dhe prezervativë dhe iu afruan shumë burra të rritur.
Metaverse është emri që u jepet lojërave dhe përvojave të aksesuara nga njerëzit që mbajnë kufje të realitetit virtual. Teknologjia, e kufizuar më parë në lojëra, mund të përshtatet për përdorim në shumë fusha të tjera: nga puna në lojë, koncertet, deri tek udhëtimet dhe kinemaja.
Studiuesja e BBC News krijoi një profil të rremë për të krijuar llogarinë e saj dhe identiteti i saj i vërtetë nuk u kontrollua.
Brenda VRChat, ka dhoma ku përdoruesit mund të takohen: disa janë dhoma të parrezikshme dhe të përditshme, siç mund të jetë një restorant për shembull, por ka edhe klube nate dhe striptizmi.
Fëmijët përzihen lirshëm me të rriturit. Avatarët mund të zhvishen dhe të bëjnë gjëra të papërshtatshme për fëmijët, deri në përjetimin e lojërave me role erotike.
Ky produkt është konsideruar i rrezikshëm nga dizajni, për shkak të mungesës së mbikëqyrjes dhe neglizhencës.