
Angelina Jolie do të luajë divën e operas, Maria Callas
Angelina Jolie është një nga aktoret që merr vëmendjen me çdo rol të saj. Këtë herë ajo do të luajë sopranon e njohur, Maria Callas.
Filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe në të njëjtën kohë tragjike të jetës së sopranos së famshme.
Skenari është firmosur nga krijuesi i “Peaky Blinders” dhe “Spencer”, Steven Knight.
Filmi do të fokusohet në ditët e fundit të Maria Callas në Paris në vitet 1970. Në një deklaratë, aktorja hollivudiane tha: “Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë që kam për të paraqitur jetën dhe trashëgiminë e saj. Do të jap maksimumin për të përballuar sfidën. Pablo Laren është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të më jepet mundësia për të treguar më shumë historinë e Maria Callas me të, shkruar nga Stephen Knight, është një ëndërr e realizuar”, ka thënë Angelina Jolie.