Ambasadori gjerman: Targeti i riciklimit në Shqipëri i ulët

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka qenë i pranishëm në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese. Në fjalën e tij, Zingraf theksoi se menaxhimi i mbetjeve është një strategji kombëtare e detyrueshme, për të ndjekur rrugën e futjes së Shqipërisë në BE.

Më tej, ambasadori gjerman nënvizoi se menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por nuk është mbuluar tërësisht riciklimi i mbetjeve, i cili do të reduktojë kostot.