
Alpet Shqiptare renditen në 30 destinacionet më të mira për 2023-shin nga “National Geographic”
Revista Prestigjioze “Nacional Geographic” ka publikuar një listë me 30 destinacionet më emocionuese që turistët mund të vizitojnë.
Në dukje e pabesuesshme, por në vendin e parë të kësaj liste, ekspertët e turizimit britanik, vendosin Shqipërinë për Alpet tona.
Revista shkruan: Një arratisje e egër në ‘yllin’ në rritje të Europës.
Sugjerimi për udhëtarët që janë në “kërkim” për të shijuar diçka pak më ndryshe nga aventurat e ardhshme europiane është Shqipëria.
Ajo përshkruhet si një vend ku gjen të bashkuara mozaik figurash ballkanike, çka ka tërhequr një numër në rritje vizitorësh për bukurinë e brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, por dhe për historinë e saj intriguese osmane dhe historinë më të vonë komuniste, ku skena e turizimit sapo ka lindur.
Por si pjesë kryesore të listës së vendeve që duhen vizituar në Shqipëri, revista vendos Alpet. Historinë ogurzezë të Bjeshkëve të Namura që i përshkruan si një mbretëri të majave të thepisura, e sheh si ëndrrën e çdo alpinisti që do të gjejë aty rreqebullin në zhdukje në Europë, por që këtu endet nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra që mbulojnë luginën.