
Alkool “pa taksa” në Dubai
Dubai ka hequr taksën prej 30% mbi alkoolin në një përpjekje për të tërhequr sa më shumë turist.
Vendi do të ndalojë gjithashtu tarifat për licencat personale të alkoolit të cilat qytetarët duhet ti mbanin me vete sa herë që do të blinin këto lloje pijesh.
Dy kompanitë që shpërndajnë alkool në Dubai, kanë deklaruar se këto politika do të reflektojnë në uljen e taksave për konsumatorët.
Ky vendim i qeverisë do të kërkojë kohë për t’u ndjerë pasi stoqet aktuale të pijeve alkoolike u blenë përpara fundit të vitit të kaluar.
Nuk është e qartë nëse lëvizja, e cila hyri në fuqi të dielën, do të jetë e përhershme.
Financial Times e përshkroi masën si një provë njëvjeçare, duke cituar “drejtuesit e industrisë të informuar për vendimin”.
Dubai ka arritur historikisht të tërheqë më shumë turistë sesa fqinjët e tij, pjesërisht për shkak të tolerancës së tij ndaj një stili jetese më liberal.
*TiboNews