“Albania Guitar Festival” Denis Bizhga: Ditë të mbushura me aktivitete dhe artistë fantastikë

Denis Bizhga është kitaristi i njohur, i cili me talentin e tij ndër vite ka arritur që të jetë edhe pedagog.  Ai është organizator i shumë eventeve kulturore në vend, një ndër to edhe “Festivali i Kitarës”, i cili vjen tashmë në edicionin e gjashtë për të gjithë artdashësit. Denis Bizhga, si drejtor artistik i këtij eventi na rrëfen rreth këtij edicioni dhe cilat do të jenë risitë.

Ky festival është i njohur për promovimin e muzikës së kitarës në të gjitha  formatet dhe stilet e saj. Nga flamenco deri tek klasike, jazz-i dhe rock-u, audienca do të ketë mundësinë të shijojë një varg performancash të talentuara nga muzikantët më të mirë të kitarës. Pjesëmarrës në këtë edicion të festivalit do të jenë personalitete të njohura të botës së kitarës. Njëri prej tyre është Marko Battaglia, një virtuoz i kitarës nga Italia.

Ky program do të paraqesë një përmbledhje të pasur të muzikës spanjolle për kitarë dhe do të krijojë një atmosferë autentike spanjolle për të gjithë të pranishmit.  Një nga qëllimet e festivalit të kitares është të promovojë muzikën e bukur në objekte të trashëgimisë kulturore dhe për këtë arsye në datës 14 Qershor në Kishën e bukur të Shëlbuemit në Rubik dhe 28 qershor në Qëndrën “Arka”, Shkodër.