Aksidenti tragjik në Tepelenë, tre nga viktimat nga një familje

4 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën nga aksidenti fatal i ndodhur mbrëmë aksin Tepelenë–Memaliaj.

Së fundmi janë identifikuar viktimat dhe të plagosurit e aksidentit tragjik, viktimat janë Ladi Bega drejtues i makinës Toyota, Lefteri Bega bashkëshortja e Ladi Begës, një grua e moshuar rreth 80-90 vjeç dhe Riza Rapaj.

Ndërsa të plagosurit janë Lavdie Meta dhe Jani Meta, të dy në gjendje të rëndë. Pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Gjirokastrës, u nisën drejt Traumës në Tiranë.

Në këtë aksident tragjik u përfshinë 3 automjete. Makina tip Benz mendohet se humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë tej normave dhe lagështirës në rrugë dhe përplasi makinën Toyota që udhëtonte në korsin tjetër, kurse BMË-ja goditi nga pas Toyotën.