Aksident i frikshëm me 8 viktima në Këlcyrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Kuqar në Këlcyrë. Një aksident që i mori jetën 8 personave. Makina dyshohet se ka qenë me një shpejtësi tej normave kur ka dalë nga rruga dhe ka “fluturuar” drejt lumit Vjosa gati 400-500 metra larg.

Zona është rrethuar e gjitha për të bërë të mundur që ekspertët të zbardhin ngjarjen, se si ka përfunduar makina dhe çfarë shpejtësie mund të ketë pasur.

Ndërkohë rreth e rrotull zonës ku ndodhi aksidenti u gjetën rupat e pajetë. Mësohet se shtatë prej viktimave kanë qenë emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe viktima e tetë, shoferi nga Shkodra.