
Aeroporti gjerman në kaos, punonjësit në grevë
Të gjitha fluturimet në aeroportin BER të Berlinit u anuluan pasi stafi hyri në një grevë këtë të mërkurë me kërkesën për paga më të mira.
Rreth 300 fluturime u anuluan dhe 35,000 pasagjerë u rikthyen mbrapsht si pasojë e ndalimin të punës në aeroport.
Sipas kërkesës së punonjësve, shuma që kërkohet si shtesë në pagat e tyre është 500 euro.
Një nga sindikatat që mbron të drejtat e punonjësve në këtë aeroport deklaroi se greva erdhi si pasojë e mos përparimit të diskutimeve mbi rritjen e pagave.
Kjo situatë ka shkaktuar kaos tek udhëtarët duke lënë shumicën e tyre pa u kthyer në shtëpi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, kompania e aeroportit kishte ofruar një marrëveshje kolektive mbi rritjen e pagave.
Propozimi ishte që brenda 24 muajve pagat do të pësonin një rritje me 3% në 1 qershor të këtij viti dhe 2% në muajin maj të vitit të ardhshëm.
*TiboNews