A varet martesa nga një certifikatë?

Pas 30 vitesh bashkëjetesë një çift kujtohet për certifikatën e martesës. A varet realisht martesa nga një certifikatë? Dhe më e rëndësishmja, pas 30 vitesh a do të martoheshin sërish me burrin a gruan që kanë?

Është pikërisht kjo histori e sjellë në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli pas një suksesi në teatrin Bylis të Fierit, nën regjinë Driada Dervishit.