A do t’i hiqet mandati Olta Xhaçkës? Mblidhet Këshilli për Imunitetin

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit u mblodh të premten për mocionin e shprehur nga opozita për mandatin e deputetes Olta Xhaçka të cilën e akuzojnë se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike. Në këtë mbledhje u shqyrtua mocioni i 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Aliebaj theksoi se kërkesa është nënshkruar nga 14 deputetë. Ndërkohë mazhoranca ka kërkuar një tjetër seancë mbledhje për tu njohur me dokumentacionet. Alibeaj, u shpreh se ministrja Olta Xhaçka duhet të ishte e pranishme.