7 ‘çmenduritë’ e modës

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse stilistët janë të çmendur për krijimet e tyre?

1. Balenciaga Crocs

Balenciaga dhe Crocs u bashkuan për të krijuar një palë këpucë me platformë që janë sa të shëmtuara aq edhe qesharake. Çmimi i kërkuar: $850. Më e habitshmja është fakti që shumë faqe online e shitën të gjithë sasinë e mallit brenda pak ditësh!

2. Mini-çanta

Le sac Chiquito nga Jacquemus është quajtur me vend pasi është aq e vogël sa mund të zërë vetëm një buzëkuq të vogël (chiquito do të thotë “i vogël” në spanjisht). Por kjo nuk e ka penguar që Rihanna, Kim Kardashian dhe Dua Lipa të kenë një të tillë.

3. Romper për meshkuj

Meshkuj të dashur, askush nuk do t’ju marrë seriozisht nëse vishni një rrobë RompHim… kaq!

4. Xhinse ‘shumë të grisura’

Pse të mos dilni nga shtëpia me të brendshme në vend që të vishni këto xhinse?

5. Çizme Yeti

Imagjinoni këto çizme me lesh dhie Saint Laurent Angora në llucën e dimrit, jo saktësisht mënyra më e mirë për të shpenzuar 1295 dollarë!

6. Pantallona MC Hammer

Pavarësisht se si i quani këto pantallona MC Hammer, harem, sirwal ose Punjabi, gjithmonë duket sikur po përpiqeni të fshihni diçka nën to…

7. Xhinse me bel të ulët

I mbani mend xhinset që Britney Spears kishte veshur në fillim të viteve 2000? Ata ishin aq të ulët saqë pyesnim veten se si qëndronin në vend. Epo, ju mos i vishni asnjëherë!