Rama takohet me Hillary Clinton në Mynih
Kryeministri Edi Rama është takuar me ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton.
Ata u takuan në Mynih, ku po zhvillohen punimet e Konferencës së Sigurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka cilësuar Hillary Clinton si një mike të madhe të Shqipërisë, si dhe të Kosovës.
Rama ka postuar edhe fotot teksa shihet me ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton.
“Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama në Facebook.