6 kombinimet në Horoskop që nuk shkojnë fare mirë me njëri-tjetrin

Disa shenja të Horoskopit janë shumë të sinkronizuara, harmonike dhe kalojnë shumë mirë me njëra tjetrën. Por ka disa të tjerë që thjesht nuk shkojnë mirë, zihen si macja me miun dhe debati mes tyre mund të shkojë deri në përleshje fizike. Sipas astrologëve janë 6 çifte ose kombinime të shenjave të zodiakut të cilat nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën dhe gjasat për zënka janë më të mëdha.

Akrepi dhe Dashi:

Të dy janë konkurrues dhe e duan privatësinë. Seksi mes tyre mund të jetë i mahnitshëm, por lufta për pushtet është shumë reale mes tyre. Ndërsa njërit i pëlqen të dominojë, tjetri nuk mund ta durojë faktin e të qënit i kontrolluar.

Gaforrja dhe Ujori

Gaforret janë shumë të butë dhe kërkojnë siguri, por Ujorët janë shumë të pavarur dhe analizojnë shumë. Ujorët kanë nevojë për partnerë të fortë dhe Gaforret dëshirojnë intimitet emocional. Pra, konliktet mes tyre kanë melodramë, pandjeshmëri dhe madje shumë debate nën brez që ‘shembin çatinë’.

Shigjetari dhe Demi

Dëshirat e të dy këtyre shenjave të zodiakut kanë pole të ndryshme. Demi i jep përparësi familjes, shtëpisë dhe karrierës, ndërsa Shigjetarët gërmojnë epshin. Demi kokëfortë rrallë është në gjendje të mbajë një Shigjetar për partner dhe për këtë arsye grindjet mes tyre rrallë zgjidhen.

Dashi dhe Demi

Ata janë të dy ambiciozë dhe kanë vullnet të fortë. Megjithatë, Dashi është shumë impulsiv dhe optimist, ndërsa njerëzit e Demit preferojnë rrugën e qëndrueshme dhe të ngadaltë. Nivelet e durimit të të dyve kalojnë shpesh në mosmarrëveshje.

Bricjapi dhe Shigjetari

Bricjapi nuk merr ‘mend’ nga askush. Shigjetari nuk ka tolerancë për gjërat e zakonshme, kështu që ai vazhdon të  kërkojë gjëra të reja, ndryshe nga një Bricjap. Ky i fundit preferon rutinat dhe nuk është as tipi për surpriza. Kështu që këto cilësi shpesh mund të çojnë në përleshje të mëdha.

Luani dhe Virgjëresha

Këto dy shenja të zodiakut nuk kanë asgjë të përbashkët. Të dy janë plot krenari. Virgjëreshat nuk i shfaqin aq shpesh emocionet e tyre ndërsa Luanët mund të kenë mjaft shpërthime emocionale. Këtij të fundit i pëlqen shumë qendra e vëmendjes, por një Virgjëreshë nuk e vlerëson këtë.

Peshorja dhe Gaforrja

Ka një dobësi të faktit që të dyja shenjat e horoskopit ikin nga konfrontimi. Çështja tjetër është se Peshoret janë të kënaqur me njerëzit (me të gjithë) dhe ky qëndrim mund të bëjë që gaforret të mos kenë besim ndaj tyre. Inati që nuk komunikohet akumulohet brenda dhe bëhet aq i madh se asgjë nuk mund ta kthejë më situatën si më parë.