48 të vdekur nga tërmeti në Japoni, pamje nga shtëpi të rrafshuara dhe rrugët të copëtuara

Ka shkuar në 48 numri i njerëzve të vrarë nga një tërmet i fuqishëm në Japoni, ditën e djeshme, i cili shkaktoi shembjen e shtëpive dhe paralajmërime për cunami.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, thotë se tërmeti ka shkaktuar viktima të shumta dhe ata përballen me një “garë me kohën” për të shpëtuar të mbijetuarit. Rreth 1000 shpëtimtarë janë duke kërkuar për njerëz që mendojnë se mund të jenë të bllokuar nën rrënoja
Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime duke përfshirë ushqim, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpia

Të gjitha këshillat për cunami tani janë hequr përgjatë Detit të Japonisë, që do të thotë se nuk ka më rrezik për një ngjarje të tillë

Presidenti Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

Një ditë pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 7.6, Japonia po përjeton ende lëkundje, ku më i fundit ishte një tërmet me magnitudë 4.9 në Ishikawa.

Tërmeti i djeshëm ishte më i madhi në Gadishullin Noto që nga fillimi i regjistrimeve të lëkundjeve të tërmetit në vitin1885.