30 kompani të interesuara për “Porto Romanon”

30 kompani dhe institucione financiare janë njohur me projektin e portit të ri tregtar në Porto Romano, të cilat janë të interesuara për ndërtimin e tij. Kryeministri Rama ishte i pranishëm gjatë prezantimit të projektit në Tiranë, ku vlerësoi interesin dhe besimin e kompanive të huaja për këtë projekt me konsulencë të kompanisë  holandeze:  “Royal Haskoning DHV.”

Kryeministri ka siguruar kompanitë se gara për zhvillimin e projektit të portit do jetë transparente.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky port do të shërbejë si rrugë kalimi për në Ballkanin Perëndimor.

Faza e parë e projektit pritet të kushtojë 390 milionë euro. Investimi nga shteti do të jetë 46%, ndërsa 54% do investohen në formë Partneriteti Publik Privat nga kompania ndërtuese.

Qeveria shqiptare synon që në këtë port të ketë edhe një bazë të NATO-s dhe për këtë kanë nisur bisedimet me aleancën.

*Tibo News