
3 territore që nuk zotërohen nga askush
Në ditët e sotme, duke qënë se ëëhtë shek. XXI, kushdo mund te supozojë se çdo pjesë e tokës është e zotëruar nga dikush. E gjithë bota është eksploruar dhe çdo pjesë e hartës është ndërtuar siç duhet. Pavarësisht supozimeve tona, në fakt ka 3 pjesë tokë në botë që nuk zotërohen nga askush dhe asnjë nuk do t’i këtë.
E para është një pjesë e Antraktikës e quajtur Marie Byrd Land, e cila mund të duket e parëndësishme sepse në fund të fundit është një pjesë e pabanueshme dhe nuk i duhet ndokujt.
Një pjesë toke në Afrikë e quajtur Bir Tawil Triangle është e vendosur mes Egjiptit dhe Sudanit, në mes të shkretetirës së Saharasë. Askush nuk jeton këtu, askush nuk e do dhe kështu ka ngelur një tokë e pazotëruar.
Zona më e vogël nga të treja dhe me interesantja, sepse ndodhet në mes të Europës, e quajtur Siga. Është një territor i vogël ngjitur me lumin Danub, mes kufirit Kroaci-Serbi. Të dy vendet bien dakord që rrjedha e lumit Danub shënon kufirin midis kombeve, megjithatë, Kroacia dhe Serbia nuk pajtohen për një faktor kyç, nëse kufiri është në përputhje me rrugën aktuale të lumit apo rrjedhën historike të cilën e ndryshuan në kohën e perandorisë Austro-Hungareze.
Përveç se kuriozitete interesante, këto toka mund të jenë në të ardhmen një problem juridik dhe burim konflikti. Po kush mund ta zgjidhë këtë problem?