AlbanianEnglish

25 maji, ditë pushimi për administratën në Tiranë

25 maji do të jetë një ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, pasi në këtë datë do të luhet në kryeqytet finalja e Conference League. Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s, pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda. Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, mes të cilave edhe bllokimi i disa akseve rrugore në kryeqytet ditën e zhvillimit të ndeshjes.

Qytetarët që bëjnë veprime të dhunshme gjatë ndeshjes do të gjobiten apo dënohen.

You don't have permission to register