“21 Janari” i kalon SPAK me kërkesë të familjes së Aleks Nikës

Dosja e 21 Janarit kalon në duart e SPAK. Ky është vendimi që mori këtë të martë Gjykata e Lartë.  Në seancën e mbajtur, prokurori i SPAK, Alfred Shehu u shpreh se dosja e 21 Janarit, e cilësuar nga gjykata e Strasburgut si krim shtetëror nuk është një krim i planifikuar.

Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin e familjarëve të Aleks Nikës.  Familjarët e Aleks Nikës kanë treguar përmes avokatëve të tyre mbrojtës, se përgjegjës të ngjarjes ishin ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi.

Do të jetë SPAK që do ndërmarrë veprimet hetimore. Do jetë në vlerësimin e prokurorit nëse do t’i thërrasë apo jo në dëshmi.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse prokuroria do e vlerësojë nëse këto persona do të japin sqarime.