
18 të vdekur nga sulmet ruse me raketa në Odesa
Të paktën 18 persona, duke përfshirë një fëmijë, kanë vdekur në sulmet me raketa ruse gjatë natës në rajonin jugor të Ukrainës Odesa, thonë zyrtarët ukrainas.
Shërbimi i emergjencës shtetërore, thotë se 16 persona u vranë dhe 30 u plagosën kur një raketë goditi një ndërtesë 9-katëshe në fshatin Serhiyivka.
Dy persona të tjerë, përfshirë fëmijën, u vranë në një sulm të veçantë në qendrën rekreative të fshatit.
Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa në qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit.