15 plazhet më të rrezikshme në botë

Plazhet supozohet të jenë vende të këndshme, të freskëta dhe relaksuese. Por, për fat të keq, nuk është gjithmonë kështu. Disa plazhe janë më problematike sesa duken. Zbulo plazhet më të rrezikshme në botë!

15- Sunset Beach në Saint Martin

Në këtë plazh avionët afrohen aq shumë sa plazhistët lëndohen nga fuqia e erës, nga rëra që iu bie në sy dhe nga kaosi që shkaktohet. Sunset beach është nga plazhet më të populluara në botë.

14- Hanakāpī‘ai Beach, në brigjet e Nepalit

Plazhi perfekt për ata që duan aventurat. Por fuqia e dallgëve dhe mungesa e barrierave mund ta kthejë shëtitjen në breg në vdekjeprurëse. Shkëmbinjtë pranë bregut dhe dallgët që përplasen në të mund të të shkaktojnë dëmtime fatale.

 

13- Gansbaai në Afrikën e Jugut

Është një destinacion i preferuar për turistët, por uji ka shumë peshkaqenë që sulmojnë edhe në nivele të cekëta të ujit.

12- Skeleton Coast në Afrikë

Mban shumë anije të përmbytura dhe të braktisura prej vitesh. Legjendat thonë se në rërë deti ka sjellë mbetje skeletore dhe pjesë të anijeve të cilat mund të të presin damarët e këmbëve lehtësisht.

 11- New Smyrna Beach në Florida

Njihet për serfin dhe… sulmet nga peshkaqenët. Është një vendet më të rrezikshme në botë për të notuar. Plazhi është i mbushur me peshkaqenë të të gjitha përmasave. Ka patur mbi 248 incidente nga sulmet e peshkaqenëve.

10-Fraser Island në Australi

Trashëgimi e Unesco-s për shkak të klimës dhe plazheve të pafundme. Nuk janë vetëm peshkaqenët që shkaktojnë probleme tek pushuesit, por ‘dingot’. Dingo është qen me prejardhje të lashtë në Australi. Ata janë të përhapur në ishull dhe shpesh herë sulmojnë pushuesit.

9-Black Sand Beaches of Kilauea, në Hawaii

Pranë ndodhet një prej vullkanëve më aktivë, që ka shpërthyer disa vite më parë papritur dhe la mijëra banorë pa shtëpi. Ky vullkan shkaktoi disa ndarje, mes tyre ishullin më plazhin me rërë të zezë. Poshtë rërës mund të ketë pjesë të llavës të cilat prekin ujin dhe ka shpërthime të vogla me flluska që mund të të djegin në shkallën më të rëndë të mundshme. Për shkak se vullkani ndodhet shumë pranë plazhit, uji mund të kapë më shumë se 110 gradë. Bëni mirë të prekni ujin për të parë nivelin e nxehtësisë gjithashtu, para se të bëni një hedhje me kokë dhe të pendoheni për gjithë jetën.

8- Playa Zipolitte, në Meksikë

Ndër plazhet e para dhe të vetme publike ku plazhistët dalin nudo. Por problemi është tek uji, për notuesit është vënë re vështirësia për të notuar në të. Në shumë raste, notuesve u është dashur ndihmë urgjente për të dalë nga uji, pasi janë tërhequr në mënyrë të frikshme shumë larg bregut. Para se të laheni duhet të studioni mirë rrymat pasi uji mund t’ju tërheqë aq larg sa të mund të mos shiheni as nga plazhisët e tjerë dhe pasojat mund të jenë fatale.

7-Beaches of the Amazon, Amerika e Jugut

Ka aq krijesa të rrezikshme sa duhet të mendoheni dy herë para se të notoni në këto ujëra, duke përfshirë piranjat, anakonda dhe ngjala elektrike. Pa përmendur insektet e rrezikshme dhe helmuese, si merimangat, gjarpërinjtë vdekjeprurës, mushkonjat gjigande, jaguarët dhe bretkosa e zezë vdekjeprurëse. Zona gjithashtu njihet për grupe kriminale, mes tyre trafikantë droge dhe trafikantë organesh.

 6- Cape Tribulation, Australi

Njihet si ndër plazhet më të rrezikshëm në botë për shkak të krijesave të rrezikshme që sulmojnë shpesh njeriun. Këshillohet që edhe kur të futeni në det të vishni një kostum të posaçëm. Kjo për shkak të kandilave helmues që ndodhen më shumicë brenda ujit. Një prekje e tyre mund t’ju dërgojë në spital. Pranë ndodhet një lumë që vendasit këshillojnë të mos notohet, për shkak të krokodilëve që duket sikur nuk janë aty, por në të vërtetë ata thjesht presin gjahun. Pemët që ndodhen përreth mund të jenë të rrezikshme gjithashtu. Nëse prekni gjethet e disa prej tyre, mund të duhet të shkoni të merrni trajtim spitalor për shkak të alergjisë së rëndë që mund të shkaktojë.

5-Chowpatty, Mumbai

Uji i detit është tepër i rrezikshëm për shkak të nivelit të lartë të mbetjeve të naftës. Dikur ishte një nga plazhet më të pastër në zonë, por vite më vonë u kthye në një nga plazhet më të ndotur, që mund të të rrezikojë edhe shëndetin. Jo vetëm uji por edhe rëra është e kontaminuar. Ambienti i kontaminur shkakton sëmundje e probleme serioze për shëndetin, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Ka patur disa herë paralajmërime për të mos notuar e as për të qëndruar në ato ujëra. Por siç e dini ka edhe turistë kuriozë që rrezikjnë.

4- Northen Territory Australi

Njihet për jetën e egër atje, krijesat dhe relievin. Është vendi që ka më shumë krokodilë të rrezikshëm për një person që futet në ujë për të notuar. Ata janë të panumërt. Çdo pesë metër ndodhet një krokodil, të cilët mund të peshojnë deri në 500 kilogramë. Gjinia femërore e krokodilëve janë më të vogla, por pse të rrezikoni jetën vetëm për shkak të bukurisë natyrore të zonës? Gjithashtu mos u mundo të ushqesh apo të luash me një krokodil pasi mund të rrezikosh vërtetë jetën.

3-Praya Do norte, Nazare, Portugali

Është plazhi për të gjithë serfistët që i adhurojnë sfidat. Por duhet të dini që vetëm profesionistët e vërtetë mund t’ia dalin. Kjo për shkak të dallgëve të frikshme që ka. Incidentet kanë qenë të panumërta në këtë plazh. Imagjinoni të jeni duke marrë rreze dielli dhe përballë jush të ngrihet një dallgë e frikshme që nuk iu lë as të largoheni të sigurt.

 2-Reunion Island, në Oqeanin Indian.

Është shtëpia e më pak se 1 milionë njerëzve, por në verë mbipopullohet nga turistët e gjithë botës. Më shumë se 50 % e sulmeve nga peshkaqenët në botë kanë ndodhur pikërisht në këtë plazh, ndonëse është i vogël në shtirje. Shumica e të sulmuarve nuk kanë mbijetuar. Nëse futesh të bësh not, duhet të bësh shumë kujdes dhe të mos largohesh. Edhe hidh një sy në sipërfaqe nëse sheh ndonjë bisht të frikshëm që luan tinëzarisht.

1-Copacabana, Brazil

Ka shumë arsye pse plazhet mund të jenë të rrezikshme, janë peshkaqenët, speciet helmuese por ky plazh legjendar brazilian është i rrezikshëm për diçka tjetër. Siguro dokumentet, paratë, rrobat dhe gjithçka tjetër pasi ka shumë hajdutë të cilët mund të marrin gjithçka, edhe peshqirët, edhe shapkat. Plazhi është i favorshëm për këta hajdutë për shkak të popullaritetit. Gjithashtu nëpër plazh qarkullojnë kriminelë, trafikantë droge dhe rrëmbyes fëmijësh. Përveç kësaj, speciet brenda ujit janë tepër të rrezikshme.

*Tibo News