
Vendi i parë në BE ku banorët mund të mbjellin kanabis në shtëpi
Malta pritet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që lejon përdorimin personal dhe kultivimin e kanabisit edhe në shtëpi.
Me një ligj të ri që pritet të votohet të martën, parashikohet që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të posedojnë deri në 7 gramë kanabis, dhe të mbjellin deri në 4 rrënjë të lëndës narkotike në shtëpi.
Në rast se kjo sasi tejkalohet, mes 7 deri në 28 gramë, do ketë gjobë prej 100 eurosh. Penaliteti rritet në 253 euro nëse e konsumojnë në ambient publik, dhe mes 300 dhe 500 euro nëse e konsumojnë në sy të fëmijëve.
Ligji i ri është mbështetur nga qeveria dhe kryeministri i vendit, por opozita me partinë Nacionaliste ka kundërshtuar duke thënë se kjo reformë mund të çojë drejt përdorimit të një niveli më të lartë të drogës në vend dhe se nuk i jep fund tregut të zi të drogës.
Ndërkaq, kryeministri Robert Abela ka thënë se trafiku i drogës do të mbetet e paligjshme.